Furgoni Elektrik


Shërbimi taksi tashmë është bërë digjital.

E kush do të mendonte ndonjëherë se në Tiranën e sotme do të porositej taksia me smartphone, makinat do të ishin elektrike dhe shërbimet nga më të ndryshmet?!

Kategoria Minivan Electric

Ky është edhe qëllimi i projektit Tirana Last Mile.

Pas implementimit të suksesshëm të makinave elektrike Nissan Leaf, ekipi i Tirana Last Mile ka filluar implementimin e një lloji të ri transporti. Ai quhet Furgoni Elektrik (Electric Minivan).

Shpeshherë na lind nevoja të transportojmë edhe pasagjerë të cilët kanë nevoja të veçanta apo transportojnë edhe pajisjet e tyre si për shembull:

vegla muzikore,  
pajisje sportive,
pajisje elekroshtëpiake,
pajisje të ndryshme me dimensione më të mëdha. 

Për këtë arsye, ekipi ynë sapo ka vënë në dispozicion shërbimin me furgon elektrik.

Furgonin do ta gjeni tek kryefaqja e aplikacionit Say Taxi nën siglën Electric Minivan, akoma më lirë se taksitë elektrike Nissan Leaf.

Furgoni elektrik është i pajisur me 4 vende për pasagjerët dhe me një hapsirë të mjaftueshme për të mbajtur shumë bagazhe. Është posaçërisht i përshtatshëm për udhëtimet drejt aeroportit. Hapësira e madhe e tij është e përshtatshme edhe për persona të bëshëm, të cilët e kanë të vështirë të hipin 4 veta në një veturë, apo për persona që preferojnë automjetet e larta krahasimisht me veturat e tjera në dispozicion për shërbimin taksi, për shkak të komoditetit që furgoni ofron pa anashkaluar edhe çmimin më ekonomik.

Bussines Mag ka marrë një xhiro furgonin tonë dhe eksperiencën e tyre do ta gjeni në videon e mëposhtme.

Gjithashtu edhe alternativat e prenotimit të shërbimit jane shumë ndihmuese për shoferët, pasi ata mund të marrin porosi edhe kur nuk janë online.

Posted on January 15, 2019 in Blog

Back to Top